Mbi 300 pacientë morën shërbime në Klinikën Emergjente të QKUK-së brenda 24 orëve

30.09.2026

307 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë 24 orëve të fundit.

Mbi 300 pacientë morën shërbime në Klinikën Emergjente të QKUK-së brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Sipas raportit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 356 shërbime emergjente për qytetarët.

Nga 307 pacientët e trajtuar, 90 kanë marrë shërbime në Emergjencën Internistike, 72 në Emergjencën Kirurgjike, 67 në Reanimim dhe 64 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, 14 pacientë janë trajtuar në Sallën e Vogël.SHSKUK ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore të Klinikës Emergjente vazhdojnë të jenë në gatishmëri për t’u ofruar kujdesin e nevojshëm pacientëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More