377 persona kërkuan ndihmë emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

12.08.2026

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore emergjente kanë kërkuar gjithsej 377 persona.

377 persona kërkuan ndihmë emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 59 pacientë në Reanimim, 98 në Emergjencën Internistike, 75 në Emergjencën Kirurgjike dhe 81 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, 22 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunimi dhe pastrimi i plagëve.

Sa i përket rasteve të lëndimeve, janë regjistruar 41 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa është evidentuar edhe një rast i lëndimit nga armët e ftohta.

Gjatë të njëjtës periudhë, në klinika të ndryshme të QKUK-së janë realizuar edhe 28 pranime për trajtim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More