Prokuroria ngriti 35 aktakuza dhe ndaloi 7 persona brenda 24 orëve
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë ngritur 35 aktakuza ndaj 46 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit 24-orësh të publikuar më 8 shtator 2026, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, është parashtruar edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar.
Prokurori i Shtetit njofton se këto të dhëna janë pjesë e raportit ditor mbi aktivitetet e prokurorive në vend.
