Policia shqipton 1,759 gjoba trafiku brenda 24 orëve, arrestohen 11 persona

12.10.2026

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 61 aksidente trafiku në vend.

Nga këto aksidente, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Sipas statistikave zyrtare, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,759 gjoba trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve nëntë janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor apo i dërguar në vuajtje të dënimit.