Tentoi ta kalonte kufirin me shpejtësi në Vërmicë, oficerët doganor të dyshuarit i gjejnë 72.5kg materiale fustanash të padeklaruara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje në pikën kufitare në Vërmicë oficierët doganorë kanë identifikuar një rast të shmangies nga detyrimet doganore.
Foto: Ilustrim
Dogana e Kosovës kan njoftuar se të hënën gjatë orëve të mbrëmjes, një veturë është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, pas sjelljes së dyshimtë të udhëtarit duke tentuar ta kaloj pikën kufitare me shpejtësi.

Tutje dogana bën të ditur se pavarësisht deklaratës së palës se nuk posedon mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil (materiale për fustana), të fshehura në pjesën e bagazhit dhe pranë gomës rezervë, ku në total janë gjetur 15 qese me peshë të përgjithshme prej 72.5kg.

Në njoftim bëhet e ditur se malli është ndaluar përkohësisht dhe ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës të Kosovës (KDAK).