Substancë e dyshuar narkotike në Vërmicë, arrestohet një person
Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet për kontroll në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku është zbuluar substancë e dyshuar narkotike.
Foto: Ilustrim
Sipas Doganës, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e krahut të një udhëtari është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa një sasi tjetër është gjetur brenda një kutie metalike.
Personi, shtetas i një vendi fqinj, është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente.Rasti i është dorëzuar institucioneve përkatëse për procedim të mëtejshëm, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdon kontrollet për parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike në pikat kufitare.
