Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit

13.11.2026

Një 14-vjeçare nga Suhareka, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor, është gjetur nga Policia e Kosovës pas dy ditësh.

Rastin e kishte denoncuar nëna e saj më 11 nëntor, pasi kishte humbur kontaktet me të bijën dhe nuk kishte arritur të mësonte vendndodhjen e saj.

E mitura ishte larguar nga shtëpia pasi kishte dalë për kafe me një 24-vjeçar. Nëna kishte deklaruar se fillimisht kishte arritur të kontaktonte me të riun, i cili i kishte thënë se do të ktheheshin së shpejti, por më pas telefoni i tij ishte fikur.

Pas kërkimeve të Policisë, 14-vjeçarja është lokalizuar më 12 nëntor, rreth orës 09:30.

Ndërkohë, hetuesit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.