Në Malishevë konfiskohet revole me 13 fishekë, i dyshuari kishte lejen e skaduar

15 orë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole dhe 13 fishekë gjatë kontrollit të një veture me targa gjermane në Malishevë.

Rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 16:15, kur njësitet policore kanë ndaluar veturën që drejtohej nga një person mashkull, shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit në veturë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 13 fishekë.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se arma ishte në pronësi të tij, por leja për mbajtjen e saj i kishte skaduar para disa muajsh.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.