Policia arreston 25 persona brenda 24 orëve, regjistrohen 43 aksidente trafiku

6 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe shkelje ligjore gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku.

Ndërkohë, për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 1 mijë e 844 gjoba.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.