1.
Dogana ndalon tentim-kontrabandimin e mallrave në Vërmicë, vlera rreth 4,100 euro
18.09.2026
Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Rasti është zbuluar gjatë kontrollit rutinor të një autobusi që po hynte në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit të bagazhit të autobusit dhe bagazheve personale të udhëtarëve, zyrtarët doganorë kanë gjetur mallra të padeklaruara.
Në mesin e mallrave të sekuestruara është gjetur një aparat i ri dhe i papërdorur për kafe, si dhe mallra të tjera të shoqëruara me faturë. Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara është rreth 4,100 euro.
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore dhe ka iniciuar procedurat përkatëse lidhur me rastin.
