FSK gjen pa shenja jete një shtetase të huaj në Shtërpcë, trupi dërgohet në IML
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një operacion të ndërlikuar të kërkim-shpëtimit në afërsi të Liqenit të Jezhnicës, në komunën e Shtërpcës.
Sipas njoftimit zyrtar, Garda Kombëtare e FSK-së është angazhuar në këtë mision pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në terren është aktivizuar Togut i Kërkim-Shpëtimit Malor, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.
Operacioni ka rezultuar i suksesshëm, duke mundësuar tërheqjen e trupit të pajetë të një personi në një zonë të vështirë malore pranë liqenit. Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore dhe ligjore.
FSK ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë marrë pjesë në operacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në raste të tilla emergjente.
Poashtu, rastin në fjalë e ka raortuar edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj.
“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.” thuhet në njoftimin e policisë.