Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit me ceremoni solemne në Prishtinë

06.09.2026

Policia e Kosovës shënon sot 27-vjetorin e themelimit, me një Ceremoni Solemne Festive që do të mbahet në Prishtinë.

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit me ceremoni solemne në Prishtinë Foto: Ilustrim

Ceremonia do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 21:00 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërsa pritja e mysafirëve nis nga ora 17:30.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ftoi mediat që të marrin pjesë dhe ta përcjellin ceremoninë festive me rastin e 27-vjetorit të themelimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More