Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve

18.06.2024

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është zgjatur afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025.

Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve

Në njoftim bëhet me dije se konkursi vazhdon edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025,  vazhdohet edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024. Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurrim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Etiketat

Ofertat e fundit