Ekzekutohen mbi 6.2 milionë euro subvencione për fermerët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka njoftuar se janë ekzekutuar mbi 6.2 milionë euro pagesa direkte për fermerët përfitues të programit të subvencionimit.
Sipas njoftimit të datës 23 tetor 2026, pagesat janë realizuar në dy sektorë:Blegtori: 690 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 521 mijë e 215 euro.
Sipërfaqe bujqësore: 4 mijë e 765 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 5 milionë e 705 mijë e 211.89 euro.
AZhB ka bërë të ditur se listat e fermerëve përfitues tashmë janë publikuar në uebfaqen zyrtare të Agjencisë.
Fermerët mund ta kontrollojnë listën e përfituesve përmes këtij linku:https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve
Ndërkohë, Agjencia ka njoftuar se po vazhdon punën për ekzekutimin e pagesave të tjera të parapara në kuadër të programit të subvencionimit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 33 mijë e 460 fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare.
MBPZhR dhe AZhB kanë ritheksuar përkushtimin për realizimin e pagesave dhe mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve, me qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
