Vitia: Situata është e rënduar, masat janë më se të nevojshme

07.04.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se masat që kanë hyrë sot në fuqi janë më se të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Vitia në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, të mërkurën pasdite, tha se spitalet e Kosovës janë të mbingarkuara me pacientë me COVID-19. Ai e […]

Vitia: Situata është e rënduar, masat janë më se të nevojshme Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se masat që kanë hyrë sot në fuqi janë më se të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Vitia në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, të mërkurën pasdite, tha se spitalet e Kosovës janë të mbingarkuara me pacientë me COVID-19. Ai e parqiti situatën si tejet të rënduar.

“Kemi mbi 900 pacientë të shtruar në spitale. Kemi personelin shëndetësor që është i pakët në këtë situatë të krijuar dhe është i stërlodhur.

Varianti britanik është shumëfish më i rrezikshëm. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit.

Masat janë më se të nevojshme për shkak se konsiderohen si mjeti më efektiv për mbrojtje nga COVID 19”, ka thënë Vitia.

Nga sot e deri më 18 prill, ndër të tjera është mbyllur gastronomi