Kosova e katërta në Evropë dhe e para në Ballkan për inflacion, çmimet rriten në 7.8%

19.10.2026

Kosova renditet e katërta në Evropë dhe e para në Ballkan për shkallën e inflacionit, sipas të dhënave të publikuara nga kos_data.

Sipas këtyre të dhënave, inflacioni në Kosovë ka arritur në 7.8% gjatë muajit shtator, krahasuar me 7.3% në periudhën paraprake, duke shënuar rritje të mëtejshme të çmimeve.

Në renditjen evropiane, Turqia prin me inflacion prej 29.73%, e ndjekur nga Ukraina me 10% dhe Moldavia me 8.6%. Pas këtyre tri vendeve renditet Kosova, duke kryesuar njëkohësisht në rajonin e Ballkanit.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve paraqet sfidë për qytetarët, pasi ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse dhe buxhetin familjar. Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve rëndon veçanërisht familjet që kanë të ardhura të kufizuara.

Të dhënat e publikuara nxjerrin në pah presionin e vazhdueshëm të inflacionit mbi ekonominë e familjeve kosovare.