Varianti Omicron dhe Delta, ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët

07.12.2021

Ende ka shumë pyetje pa përgjigje lidhur me variantin Omicron të COVID-19, e që po konsiderohet variant me shumë mutacione. Për të zbuluar se a përhapet më shpejt se variantet e tjera, apo shmang ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes tashmë shkencëtarët janë duke punuar gjatë gjithë kohës. E ky variant po përcillet me mjaft seriozitet […]

Varianti Omicron dhe Delta, ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët Foto: Ilustrim

Ende ka shumë pyetje pa përgjigje lidhur me variantin Omicron të COVID-19, e që po konsiderohet variant me shumë mutacione.

Për të zbuluar se a përhapet më shpejt se variantet e tjera, apo shmang ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes tashmë shkencëtarët janë duke punuar gjatë gjithë kohës.

E ky variant po përcillet me mjaft seriozitet edhe në Kosovës, ku nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se ky variant duhet të merret seriozisht.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga kjo ministri kanë thënë se me përhapjen e varianteve Omicron dhe Delta të COVID-19, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën, distancën e të pastrojnë duart.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Me përhapjen e varianteve #Omicron & Delta, ne e dimë se çfarë funksionon për të kontrolluar përhapjen e #COVID19 dhe kjo nuk ka ndryshuar:

– Vaksinohu;
– Vendosni maskë;
– Mbani distancë së paku 1 metër;
– Pastroni duart;
– Hapni dritaret, shmanguni vendeve me shumë njerëz, ambientet e mbyllura;
– Testimi, izolimi dhe masa e karantinës.