Kosova kalon në Grupin A, lehtësohen vizat për Arabinë Saudite

21.10.2026

Shtetasit e Kosovës do të kenë mundësi më të lehta për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite, pas vendimit të autoriteteve saudite për ta kaluar Kosovën nga Grupi B në Grupin A të vendeve që përfitojnë procedura të lehtësuara për pajisjen me vizë.

Me këtë vendim, qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për vizë elektronike (e-Visa) ose të pajisen me vizë në mbërritje, për qëllime turistike.

Ky ndryshim paraqet një lehtësim konkret për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë Arabinë Saudite, duke ua thjeshtuar procedurat e udhëtimit.

Vendimi gjithashtu vlerësohet si një hap pozitiv në forcimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.