Fruthi në Kosovë: 172 raste të konfirmuara, IKShPK u bën thirrje prindërve për vaksinimin e fëmijëve

21.09.2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, duke e cilësuar vaksinimin si masën më të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit.

Fruthi në Kosovë: 172 raste të konfirmuara, IKShPK u bën thirrje prindërve për vaksinimin e fëmijëve Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 20 shtator 2026 janë konfirmuar gjithsej 172 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 7 raste të reja.

IKShPK njofton se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara janë te persona të pavaksinuar me vaksinën MMR, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit në parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes.

Përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar, i njohur si “catch-up”, për fëmijët që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar në kohën e paraparë.

Gjatë këtij viti, përmes vaksinimit “catch-up” janë vaksinuar 3,176 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

IKShPK ka vlerësuar angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për rritjen e përfshirjes në vaksinim, duke theksuar se vaksinimi i rregullt dhe vaksinimi i vonuar kontribuojnë në rritjen e numrit të fëmijëve të mbrojtur nga fruthi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More