Thaçi nga Haga falënderon qytetarët dhe bën thirrje për qetësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh për qytetarët pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, përmes kryembrojtësit të tij, Luka Mishetiq.
Thaçi, i cili është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë gjatë procesit, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit.
Sipas deklaratës së Mishetiq, Thaçi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë për mbështetjen ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Ai u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, thuhet në deklaratën e kryembrojtësit të tij.
Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se do ta apelojë aktgjykimin, duke kundërshtuar gjetjet e Trupit Gjykues dhe duke pretenduar për shkelje procedurale dhe gabime në vlerësimin e provave.
