Hamza: “Vendimi i Hagës është i padrejtë, jemi të hapur të përshtatim qëndrimet për presidentin”

25.09.2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, ku është diskutuar gjerësisht situata e re politike e krijuar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza: “Vendimi i Hagës është i padrejtë, jemi të hapur të përshtatim qëndrimet për presidentin” Foto: Ilustrim

Hamza e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, të pabazuar në fakte apo dëshmi, si dhe dëmtues për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai nënlindos se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe se mospajtimi me këtë aktgjykim nuk është vetëm qëndrim politik i PDK-së, por një reagim i përgjithshëm i shoqërisë, përfshirë qytetarët, artistët, sportistët dhe akademikët.

​Në përfundim të takimit, Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar unanimisht një Deklaratë Politike me tri kërkesa kryesore. Së pari, kërkohet përkrahja e nismës ligjore të proceduar në Kuvend më 21 shtator për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Së dyti, kërkohet mbështetje e plotë institucionale për mbrojtjen juridike në procesin e Apelit, gjë që përfshin ndarjen e një buxheti të mjaftueshëm financiar dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative për të garantuar barazi të plotë përballë Prokurorisë.

Së treti, PDK-ja ka konfirmuar mbështetjen e saj për organizimet popullore dhe protestat e shoqatave të dalura nga lufta kundër vendimit të Hagës.​

Përveç çështjes së gjyqit në Hagë, Hamza u ndal edhe te zhvillimet politike brenda vendit, veçanërisht lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi se zhvillimet e fundit kanë krijuar rrethana të reja që tejkalojnë interesat e individëve apo të një partie të vetme.

Në këtë kuadër, kreu i PDK-së sinjalizoi fleksibilitet, duke theksuar se partia e tij është e gatshme t’i përshtatë qëndrimet e saj politike dhe të marrë pjesë në takime me aktorët e tjerë politikë, gjithmonë në funksion të interesit dhe të ardhmes së shtetit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More