Testet për COVID-19, LVV kërkon të dijë aksionarët dhe pronarët e laboratorëve privatë të licencuar

Grupi parlamentar i LV-së përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucion e ARBK-së për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për Covid-19.

Përmes një kërkese dërguar kryeshefes ekzekutive të ARBK-së, LVV kërkon dosjen me dokumentacionin lidhur me aksionarët themelues dhe ata të ndryshuar të 29 laboratorëve privatë të licencuar për bërjen e testeve për COVID-19.

Bartja e testimit per Covid-19 nga autoritetet shteterore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.