Bartja e numrave nisi më 5 tetor, ARKEP thotë se rezultatet e para janë pozitive

I ri

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se procesi i bartshmërisë së numrave telefonikë, i cili ka nisur më 5 tetor 2026, po zhvillohet me sukses dhe pa vështirësi të theksuara.

Megjithatë, institucioni ka theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime lidhur me trendet e bartjes së numrave dhe lëvizjet e konsumatorëve ndërmjet operatorëve.

ARKEP ka bërë të ditur se për një vlerësim objektiv nevojitet një periudhë më e gjatë monitorimi dhe analizimi i të dhënave të mjaftueshme.

Për këtë arsye, Autoriteti u ka bërë thirrje të gjitha palëve, përfshirë mediat, që të përmbahen nga konstatimet dhe vlerësimet e parakohshme lidhur me rezultatet e këtij procesi.

Në fund, ARKEP ka ritheksuar përkushtimin për monitorim të vazhdueshëm, transparencë dhe informim të drejtë të publikut, me qëllim që procesi i bartshmërisë së numrave të jetë efikas, i besueshëm dhe në interes të konsumatorëve.