Sot mot me diell dhe vranësira

28.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 19 dhe 22 gradë Celsius. Sa i përket […]

Sot mot me diell dhe vranësira Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 19 dhe 22 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.