đ IHMK lĂ«shon alarm portokalli pĂ«r nesĂ«r: Stuhi tĂ« fuqishme priten nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar paralajmërim të nivelit portokalli për ditën e mërkurë, 22 korrik 2026, për të gjithë territorin e Kosovës.
Foto: Ilustrim
Sipas IHMK-së, priten zhvillime të fuqishme konvektive, me stuhi lokale të shoqëruara me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.
Si pasojë e motit të lig mund të ketë dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, ndërprerje të energjisë elektrike, përmbytje të shpejta lokale, dëmtime në objekte, automjete dhe kultura bujqësore, si dhe vështirësi në komunikacion.
IHMK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, ndërsa rekomandon që të ndiqen njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.
Ndërkohë, IHMK ka publikuar edhe të dhëna për shpejtësinë e erës të regjistruar nga Rrjeti Shtetëror Meteorologjik në Suharekë dhe Istog gjatë datave 20 dhe 21 korrik 2026.
