Fundjava sjell mot të nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36°C

31.07.2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava e parë e muajit gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Fundjava sjell mot të nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36°C Foto: Ilustrim

Të shtunën, më 1 gusht, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 31 deri në 36°C. Edhe të dielën, më 2 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 32 deri në 36°C.

Sipas IHMK-së, gjatë të dyja ditëve do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve më të nxehta, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 17:00.

Gjithashtu këshillohet përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit.

IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje dhe dehidrim, ndërsa kujdes i shtuar rekomandohet për personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin aktivitetet e rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta e të ajrosura.

Sa i përket bujqësisë, moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta pritet të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore.

Megjithatë, rritja e avullimit dhe humbja e lagështisë nga toka e bëjnë të nevojshme ujitjen e rregullt të kulturave, mundësisht në orët e hershme të mëngjesit ose gjatë mbrëmjes.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More