🌧️ Parashikimi i Motit 26–30 Janar 2026 | Kujdes në Rrugë! 🌥️
Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.
Njoftimi vjen nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
🌡️ Temperaturat:
Minimale:-1 deri 5°CMaksimale: 6 deri 10°C🌫️
E mërkurë: Kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, duke zvogëluar dukshmërinë në orët e mëngjesit.
💨 Era: Do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.⚠️ Sugjerim për popullatën:Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës.
📅 Parashikimi ditor:
🔹 E hënë:☁️🌧️ Mot i vranët dhe me shi, reshje mesatare deri të larta.
🏔️ Në viset malore: shi me borë
🌡️ Min: 3–5°C | Max: 6–8°C
💨 Era: juglindje, 1–5 m/s
🔹 E martë:☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
🌡️ Min: 2–4°C | Max: 5–8°C
💨 Era: verilindje, 1–5 m/s
🔹 E mërkurë:☁️🌤️ Mot i vranët me intervale me diell🌫️ Mjegull në mëngjes në zonat mesatare dhe pranë relievit malor
🌡️ Min: -1–1°C | Max: 6–9°C
💨 Era: verilindje, 1–4 m/s
🔹 E enjte:☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
🌡️ Min: 1–4°C | Max: 7–10°C
💨 Era: verilindje, 1–5 m/s
🔹 E premte:☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
🌡️ Min: -1–1°C | Max: 6–9°C
💨 Era: veriperëndim, 1–3 m/s
Qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal në rrugë dhe të planifikojnë udhëtimet sipas kushteve atmosferike.
