Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së
- 16.09.2022

Sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia për betim të kadetëve të rinj do të mbahet në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Po ashtu, përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.