ShSKUK: Gjatë vitit 2021 janë realizuar mbi 33 mijë operacione
Kjo shifër përbën rreth 7 mijë operacione më pak sesa në vitin 2019, ndërsa krahasuar me vitin 2020, janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021. “Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka […]
Kjo shifër përbën rreth 7 mijë operacione më pak sesa në vitin 2019, ndërsa krahasuar me vitin 2020, janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021.
“Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33,666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pak se në vitin 2019 (në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.
Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale.
Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emegjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë.