ZKA: SHSKUK ka përfshirë barna të skaduara në stokun farmaceutik
Zyra Kombëtare e Auditimit Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar parregullsi në menaxhimin e stokut farmaceutik të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ku janë identifikuar artikuj me afat të skaduar që ende figuronin në regjistra.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit të auditimit për vitin 2025, në stok janë evidentuar rreth shtatë artikuj në vlerë rreth 58 mijë euro, të cilëve u kishte kaluar afati i përdorimit, por nuk ishin larguar nga sistemi i menaxhimit të stokut farmaceutik.
ZKA thekson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së monitorimit të rregullt të afateve të barnave dhe kontrolleve të pamjaftueshme periodike në depo farmaceutike. Si rezultat, vlera e stokut në pasqyrat financiare mund të paraqitet më e lartë sesa realiteti.
Raporti i auditimit për SHSKUK-në ka rezultuar me gjithsej 12 rekomandime, prej të cilave pesë janë të reja dhe shtatë të përsëritura. Po ashtu, institucioni ka marrë opinion të kualifikuar financiar për vitin 2025, që tregon mospërputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.
