Shkelja e masave, AUV mbylli 57 lokale dhe shqiptoi 168 gjoba për festën e Vitit të Ri

07.01.2022

Zëdhënësi i këtij Agjencioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar se për 5 ditët e para të këtij viti janë shqiptuar mbi 160 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë gjithë kohës se mbajtjes se festave të fund vitit  ka kryer aktivitete për mbikëqyrjen e […]

Shkelja e masave, AUV mbylli 57 lokale dhe shqiptoi 168 gjoba për festën e Vitit të Ri Foto: SuharekaOnline

Zëdhënësi i këtij Agjencioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar se për 5 ditët e para të këtij viti janë shqiptuar mbi 160 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë gjithë kohës se mbajtjes se festave të fund vitit  ka kryer aktivitete për mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Nga data 31.12.2021 deri me datë 04.01.2022 janë bërë 1317 inspektime në nivel vendi. Janë shqiptuar 168 gjoba juridike, kryesisht për lokale të cilat nuk kanë respektuar masat sipas vendimit të fundit të Qeverisë, ndërsa janë mbyllur 57 lokale përkohësisht”, tha ai.

Thaçi tha se AUV po vazhdon me punën në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid.

“AUV bashkë me Policinë janë duke punuar aktivisht për të mbajtur masat e zbatueshme, me qellim të mbajtjes në kontroll të numrit të të infektuarve, i ftojmë të gjithë për respektim të masave, shëndeti publikë është e mirë e përgjithshme, shëndeti i qytetarëve është pasuria me e madhe qe ka një vend.

Të gjithë duhet të angazhohemi për ti ruajtur në çdo kohë”, shtoi Thaçi për Front Online.