AUV tërheq qumështin “Land” të Qumështores VITA pas konstatimit të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), pasi autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë konstatuar nivel mbi kufirin e lejuar të aflatoksinës M1.
Sipas AUV-së, produkti është konsideruar i pasigurt për konsum, ndërsa është nisur kontrolli zyrtar dhe verifikimi i gjurmueshmërisë për produktin e prekur.
AUV, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj stabilimentit RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).
Institucionet kanë bërë të ditur se publiku do të informohet për masat dhe zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin.
