Sektori i prodhimit është fuqizuar dukshëm, rreth 13 miliard euro qarkulluan vetëm prodhimi dhe tregtia në vitin 2023
Sipas të dhënave të nxjerra nga DATA4X sektori i prodhimit dhe ai i tregtisë gjatë vitit 2023 kanë pasur qarkullim mbi 11 miliard euro.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në T7 ka bërë të ditur se tashmë sektori i prodhimit është fuqizuar dukshëm dhe kompanitë janë profilizuar shumë mirë në treg.
Sipas tij edhe pse ende sot sektori i tregtisë vazhdon të dominoj tregun prap se prap ky sektor është tkurrurr dukshëm pasiqë është zëvendësuar me prodhime vendore.
“Sektori privat tashmë është bërë shumë më atraktiv sesa sektori publik kjo për shkak të rritjeve që ka pësuar ky sektor, për shkak të zhvillimit të madh dhe kushteve që ofrohen për punësim. Të rinjtë tanimë nuk e kanë objektiv kryesore punësim në sektorit publik por sektorin privat dhe ky ndryshim ka ardhur për shkak të rritjes së qarkullimit që ka pasur ky sektor. Krejt këto dhe investimet në sektorin privat kanë bërë që për 5 vjet qarkullimi në sektorin privat të pësoj një rritje tepri të madhe”, ka thënë shefi i Odës Amerikane.
Në anën tjetër Shpend Ahmeti nga DATA4X ka thënë se gjatë vitit 2023 industria e prodhimit ka qarkulluar rreth 2.7 miliard euro me gjithsej 7.700 kompani që bëjnë pjesë në këtë industri dhe sipas tij kjo industri për pesë vjet ka pësuar një rritje prej 17%.
“Ne si vend jemi në fazën e fundit të tranzicionit dhe industritë kanë filluar të konsolidohen dhe lojtarët kryesor në këtë industri janë sistemuar shumë mirë si në tregun e Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Fitimi neto sipas analizave tona në këtë industri është 7%, ndërsa të punësuar ka 44 mijë persona.Kjo industri i ka sfidat e veta tash pas liberalizimit sepse po emigrojnë fuqi e kualifikuar e punonjëseve dhe kërkesa për punonjës të tillë do të rritet edhe për shkak të rritjes së kompanive”, ka thënë Ahmeti.