LVV
PDK
LDK
AAK

Rritet eksporti i mobiljeve për 11 milionë euro

para 30 dite

Sektori i prodhimit të mobiljeve në Kosovë po përjeton një rritje të jashtëzakonshme.

Rritet eksporti i mobiljeve për 11 milionë euro

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Dogana e Kosovës dhe Instituti GAP, eksportet e mobiljeve kanë arritur në shifrën rekord prej 43 milionë euro për vitin 2024. Kjo paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme, duke shënuar 32 milionë euro në vitin 2023 dhe 25 milionë euro në vitin 2022.

Kjo rritje e ndjeshme e eksportit tregon se produktet e prodhuara nga kompanitë kosovare të mobiljeve janë duke fituar gjithnjë e më shumë konkurrencë në tregjet ndërkombëtare. Kjo arritje është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne, përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe një marketingu më të mirë të drejtuar drejt tregjeve të huaja.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Zvicra janë shndërruar në destinacionet kryesore të eksportit nga Kosova. Në vitin 2024, eksportet drejt Shqipërisë kanë arritur në 247 milionë euro, ndërsa ato drejt Maqedonisë së Veriut në 147 milionë euro. Gjermania ka importuar produkte nga Kosova në vlerë prej 93 milionë euro, ndërsa Zvicra 81 milionë euro.

Etiketat

Ofertat e fundit