Eksporti Kosovë – BE, në nëntor 2023 u eksportuan 14.5% më shumë mallra se në vitin paraprak
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 28,8% në muajin nëntor 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 517,3 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 401,5 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%. […]
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 28,8% në muajin nëntor 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 517,3 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 401,5 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,3 milion Euro, ose rreth 38,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 14,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,0%), Austria (6,6%) Italia (5,1%), Holanda (3,4%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 228,1 milion Euro, ose 38,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11,3%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (11,1%), Greqia (6,2%), Italia (4,3%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 29,6 milion Euro, ose 25,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (10,5%) dhe Zvicra (8,8%).