Osmani në Prizren, viziton fabrikën ku prodhohen anije luksoze “Made in Kosova”

23.06.2025

A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? Ky është një tjetër sukses frymëzues që vjen nga Prizreni, konkretisht nga kompania Koshi Group, e cila po dëshmon fuqishëm se “Made in Kosova” është sinonim i inovacionit dhe cilësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë me qytetarët këtë histori suksesi, duke e quajtur Koshi Group një simbol të vërtetë të mjeshtërisë dhe inovacionit, me produkte që tashmë janë gati për tregun global.

Kompania nga Prizreni prodhon gjithçka – nga veturat elitare sportive, deri te barkat dhe jahtet më moderne. Ky është një shembull i qartë se kur talenti kosovar bashkohet me përkushtimin dhe punën e palodhshme, kufijtë thjesht nuk ekzistojnë.

“🇽🇰 Made in Kosova, gati për botën!” – ky është mesazhi që shoqëron këtë histori frymëzuese, që tregon potencialin dhe aftësinë e Kosovës për të konkurruar në industrinë globale.

Një tjetër arsye për krenari për vendin tonë dhe një dëshmi e qartë se suksesi nuk njeh kufij kur puna dhe vizioni bashkohen.