Shtatë kategori të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë lirohen nga tarifat për dokumente personale

20.10.2026

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll ka njoftuar se disa kategori të qytetarëve do të lirohen nga pagesa e tarifës për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim, bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nga ky lehtësim përfitojnë:

Invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);Anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe personave të zhdukur të UÇK-së;Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës;

Personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit në fuqi;

Personat paraplegjikë;

Personat tetraplegjikë.

Sipas njoftimit të Konsullatës, lirimi nga pagesa vlen vetëm për procedurën e rregullt të aplikimit për pasaportë dhe letërnjoftim.

Për informata shtesë lidhur me dokumentacionin e nevojshëm dhe kushtet e aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.