SBASHK-u pajtohet me koeficientin 105 eurosh

01.02.2023

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave. Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut. Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e…

SBASHK-u pajtohet me koeficientin 105 eurosh

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.

Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 deri në euro në paga.

Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Ligji i ri i Pagave me koeficientin prej 105 eurosh të paraparë për sivjet do të hyjë në fuqi  më 6 shkurt, kurse për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110 euro.

Rikujtojmë, se duke e llogaritur vlerën e koeficientit të ri, këto janë pagat bruto që do të marrin stafi arsimor:

Drejtore/i e/i Shkollës së Mesme të Lartë, do ta ketë pagën bruto 661 euro.

Drejtore/i e/i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën bruto 651 euro.

Zëvendës Drejtore/i e/i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do të marin pagën bruto 630 euro.

Mësimdhënës/e në Shkollës Speciale (Qendra Burimore) do të marrin pagën bruto 609 euro.

Mësimdhënës/e në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët do t marin pagën bruto 588 euro, kurse Edukator/e do ta kenë 546 euro.

Etiketat

Ofertat e fundit