Nesër rifillon procesi mësimor, “Baba i Grevave” paralajmëron greva dhe protesta pas zgjedhjeve

07.01.2025

Nxënësit kosovarë kthehen nëpër klasa, por një re e zezë e pasigurisë mbi grevë të mundshme vargon mbi fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Nesër rifillon procesi mësimor, “Baba i Grevave” paralajmëron greva dhe protesta pas zgjedhjeve Foto: Ilustrim

Të mërkurën, shkollat e Kosovës do të hapin sërish dyert për nxënës, duke shënuar kështu fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Megjithatë, gëzimit të rikthimit në klasa i bashkohet edhe një dozë e madhe pasigurie, pasi sindikatat e arsimit kanë paralajmëruar për mundësinë e organizimit të grevave dhe protestave.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se pas kthimit të mësimdhënësve në shkolla do të zhvillohet një takim për të diskutuar situatën dhe për të vendosur se cilat masa sindikale do të ndërmerren. Jasharaj ka theksuar se arsimtarët janë të zhgënjyer me qeverinë dhe ministrinë e arsimit, pasi kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.

“Punëtorët e arsimit janë të zhgënjyer edhe me Kurtin edhe Nagavcin”, u shpreh Jasharaj, duke nënvizuar kështu pakënaqësinë e arsimtarëve me qeverinë dhe ministren e arsimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More