Dr. Metë Shatri, mbështetje konkrete për arsimin

06.06.2026

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dr. Metë Shatri (nr. 92), ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e mbështetjes së punëtorëve të arsimit, duke e lidhur këtë edhe me përvojën familjare, pasi prindërit e tij kanë qenë pjesë e sistemit arsimor për shumë vite.

Në këtë frymë, mbetet aktive marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet SBASHK-ut dhe ordinancës stomatologjike “Dentline”, e cila u ofron anëtarëve të sindikatës dhe familjarëve të tyre përfitime në shërbimet dentare.

Marrëveshja ishte formalizuar gjatë një vizite të Dr. Shatrit në selinë e SBASHK-ut, ku bashkë me kryetarin e sindikatës u dakorduan për lehtësira financiare në trajtimet stomatologjike.

Sipas kushteve të saj, anëtarët e SBASHK-ut që posedojnë kartelën identifikuese të sindikatës përfitojnë zbritje prej 30 për qind në të gjitha shërbimet e ordinancës “Dentline”. E njëjta mundësi vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre.

Dr. Shatri ka vlerësuar rolin e mësimdhënësve në edukimin e brezave, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një formë konkrete vlerësimi dhe mbështetjeje për komunitetin arsimor.