Rritja e tatimit në pronë, Drejtoria e Financave në Suharekë del me sqarim për qytetarët

  • 26.01.2023
Rritja e tatimit në pronë, Drejtoria e Financave në Suharekë del me sqarim për qytetarët

Drejtoria e Financave në Suharekë ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se Ministria e Financave ka rritur tatimet në prona-parcela dhe objekte.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Komuna e Suharekës është ndarë në 6 zona të vlerësimit të pronave dhe objekteve, duke shtuar se fatura e tatimit në pronë llogaritet vlera e një prone apo objekti dhe shumëzohet me koeficientin të cilin e ka catuar komuna, ku sipas drejtorisë thuhet se Komuna e Suharekës ka caktuar koeficientin minimal 0.15%, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, kjo drejtori sqaron se nëse shtëpia vlerësohet me 50.000 x 0.15% vlera e tatimit do të jetë 75 euro, ndërsa nëse parcela apo oborri vlerësohet 20.000 x 0.15% vlera e tatimit do të jetë 30 euro, ku sipas kësaj llogaritje i bie që vlera totale e tatimit për një vit i bie 105 euro.


Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Drejtoria e Financave Suharekë

Sqarim për tatimpagues ne Komunën e Suharekës e pikrisht tatimin në pronë:

Të nderuar tatimpagues ashtu siç jeni informuar pëmes mediave dhe zyreve të tatimit ,tatimet në prona-parcela dhe objekte janë rritë nga ministria e financave si rezultat i rritjes se vlerës së vlerësuar të pronave dhe objektve në komunë që ky vlersim bëhet nga ministria qdo 3-5 vjet.

Komuna e Suharekës është e ndarë në 6 zona të vlersimit të pronave dhe objekteve.

Fatura e tatimit në pronë llogaritet vlera e një prone apo objekti shumëzohet me koficientin të cilin ka caktuar Komuna.

Koficienti nga ministira është min 0.15 % dhe max 1% e vlerës së pronës ,komuna Suharekës ka caktuar min 0.15 % për vlerë, në minimum që lejohet me ligj.

Psh shtëpia vlersohet 50,000 x 0.15%=75 euro

Parcela oborri 20,000 x 0.15% =30 euro

Total 105 euro vjetore .

Andaj të gjithë ju qytetar që mendoni se nga ky vlerësim prona juaj është mbivleresuar apo vlerësuar jo drejtë ,e keni të drejtën që të ankoheni për “Çertifikatën e vlerës së prones” në bazë të UA MF-nr.02/2019 për Procedurat Ankimore të Tatimit në Pronë, në ankesë duhet të ketë ndonjë dëshmi qoftë:kontratë e shitëblerjes personale, vlerë referente e zonës për rreth ose ndonjë fakt tjetër,apo dëshmi e vlerësimit nga ndonjë vlerësues i certifikuar!

Procedura e ankimimit e parasheh që ankesën të dorëzoni në Komunë,Komuna ankesat i dërgon në Departamentin e Tatimit në Pronë tek Ministria e Financave (shih formularin) dhe ata e shqyrtojnë ankesën!

Ankesat mund ti bëni nga dita e nesërme

Data 26.01.2023

Me këto procedura dhe veprime nënkuptojmë dhe sqarojmë tatimpaguesin se vlerësimin e ka bërë Ministria e Financave e jo Komuna!

Për çdo paqartësi apo informacion lajmrohuni në zyret e drejtoris së Financave Suharekë.

Me respekt Labinot Halitjaha

Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Buxhet

SUHAREKË

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë