Reshjet dhe ngricat në rrugë, ministria e Infrastrukturës me apel për shoferët

09.12.2021

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor. Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet […]

Reshjet dhe ngricat në rrugë, ministria e Infrastrukturës me apel për shoferët

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës).

Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet:
– Të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe
– Të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve.

Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës.

Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe paisjet për pastrimin e borës.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë thënë se do të bëjnë të pamundurën, që të bëjnë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve

Etiketat