Nisin punimet në rrugën Korishë–Kabash, investim 4.1 milionë euro

26.04.2026

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash në Prizren, një projekt me gjatësi 6.7 kilometra dhe vlerë 4.1 milionë euro, i financuar plotësisht nga Qeveria e Kosovës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, deputetë, përfaqësues lokalë dhe qytetarë të zonës.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të krijojë lidhje direkte me rrugën rajonale R-118.

Rruga e re do të lehtësojë qarkullimin e trafikut, si dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, veçanërisht në potencialin e turizmit malor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se punimet kanë nisur me intensitet dhe do të realizohen sipas afateve të parapara.