🚨 Kufizime në autoudhë nesër për kamionët mbi 20 tonë
29.07.2026
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë udhëtimet në përputhje me orarin e përcaktuar.
