Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës Guri i Matozit – Gradancë në Mushtisht, Faza II
03.06.2026
Është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit infrastrukturor “Ndërtimi i rrugës Guri i Matozit – Gradancë në fshatin Mushtisht (Faza II)”, i cili financohet me bashkëfinancim dhe mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin në 1.8 milion euro, ndërsa rruga ka gjatësi prej 3,358 metrash.Ky investim synon përmirësimin e qarkullimit rrugor, lehtësimin e qasjes për banorët lokalë dhe nxitjen e zhvillimit të zonave rurale.
Projekti konsiderohet si një ndër ndërhyrjet me ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën lokale dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
