Rasti i Egzon Sadikaj, reagon Labinot Tahiri: “Bëjeni një Spital për leukemi bre dreqi e marrtë”

21.11.2020

Të enjten ka ndërruar jetë Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja e cila ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa së fundmi një reagim e ka bërë edhe këngëtari e njëherësh humanisti Labinot Tahiri. “Sot, do të varroset një vajzë e re, për të cilên kishim shpresë se […]

Rasti i Egzon Sadikaj, reagon Labinot Tahiri: “Bëjeni një Spital për leukemi bre dreqi e marrtë” Foto: Ilustrim

Të enjten ka ndërruar jetë Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja e cila ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa së fundmi një reagim e ka bërë edhe këngëtari e njëherësh humanisti Labinot Tahiri.

“Sot, do të varroset një vajzë e re, për të cilên kishim shpresë se do të kthehej shëndosh e mirë! Në anên tjetêr, është i semurê nje djalosh i ri, me emrin Egzon Sadikaj , nga Suhareka, e sa Egzoni tjetër.. po vazhdon të kërojê ndihmë!!

Mê besoni se nesër ndoshta do të kemi nevojë me i shitur të gjitha pasuritë që kemi dhe ndihmat e qytetarëve për të paguar kostot e kêsaj semundje, pêr ti derguar jashtë vendit me i shërua këta të rinjë ose antarët e ndonjerit nga familjet tona….!

Pyetja ime është;A po filloni me e ndertu ju si klasê politike Qeveri e Ministri, ose ne si qytetarë e diasporë po e ndêrtojmë…! Unë nuk mundem më të gjejë forcë me i dêrgu MILIONAT JASHTË VENDIT, MË MIRË TI LËM KËTU!” thuhet në reagimin e Labinot Tahiri.