Labi i uron mirëseardhje mërgimtarëve: Vendi ynë është i shenjtë, edhe pse gjendja ekonomike nuk është e mirë

Labi i uron mirëseardhje mërgimtarëve: Vendi ynë është i shenjtë, edhe pse gjendja ekonomike nuk është e mirë
Fjolla Hoxha

24.06.2021 / Rozë

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Labinot Tahiri-Labi, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale me postime të ndryshme.

Ai së fundmi ka ndarë disa video gjatë kthimit nga Gjermania në Kosovë dhe thekson se takoi shumë mërgimtarë që po vijnë në vendlindjet e tyre.

Me këtë rast në prapavijë me këngën “Mora Fjalë”, Labi po ashtu ka nderuar të gjithë ata që kontribuuan për Kosovën për lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Respekt për të gjithë që kontribuuan në Kosovën ku po vij dhe unë, por unë e vendosa veten në pozitën e tyre, kur ata kanë pasur me qindra telashe me atë regjim serb dikur. Ka shqiptarë që nuk kanë pasur mundësi me vite të vijnë në Kosovë e trevat tona, Shkup e vende të tjera ku e kanë pasur të ndalume”.

LEXO EDHE:  Kolona të gjata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

“Jetoni, e ju uroj çdo aaritje në jetë, ama vendi ynë është më i shenjti edhe pse gjendja ekonomike nuk është e mirë”, ka theksuar Tahiri.

Labi përndryshe prej disa vitesh organizon “Darkën e Kurbetçarëve” në qytetin e Ferizajt, në shenjë respekti për diasporën.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit