Lajm i mirë, operohet me sukses Egzon Sadikaj

22.01.2021

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës pas përfundimit të rregullimit të dokumentave dhe diagnostifikimit të sakt të sëmundjës para pak ditësh ka udhëtuar për operim jashtë vendit. Për shkak të procedurave administrative jo të lehta dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve kanë ndikuar që operimi i Egzonit të vonohet. […]

Lajm i mirë, operohet me sukses Egzon Sadikaj Foto: Ilustrim

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës pas përfundimit të rregullimit të dokumentave dhe diagnostifikimit të sakt të sëmundjës para pak ditësh ka udhëtuar për operim jashtë vendit.

Për shkak të procedurave administrative jo të lehta dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve kanë ndikuar që operimi i Egzonit të vonohet.

Mirëpo një lajm të mirë për SuharekaOnline e ka dhënë babai i Egzonit i cili bëri të ditur se djali i tij i është nënshtruar operacionit dhe sipas mjekëve gjithçka ka përfunduar me sukses.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se për shkak të refuzimit të vizave nga shtetet evropiane atëherë janë detyruar që operimi të bëhet në Turqi.