Labinot Tahiri: Nga java tjetër fillojmë me mbrëmjet muzikore, kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi

22.02.2021

Shumë artistë shqiptarë gjatë pandemisë me COVID-19 kanë ngritur zërin mjaftueshëm, pasi puna e tyre kishte rënë në zero. Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të grumbullimit të personave, që me këtë rast rrezikohej shëndeti i tyre. Ndërsa, këngëtari i njohur shqiptarë, Labinot Tahiri përmes disa postimeve të tij në ‘Instastory’ ka thënë […]

Labinot Tahiri: Nga java tjetër fillojmë me mbrëmjet muzikore, kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi Foto: Ilustrim

Shumë artistë shqiptarë gjatë pandemisë me COVID-19 kanë ngritur zërin mjaftueshëm, pasi puna e tyre kishte rënë në zero.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të grumbullimit të personave, që me këtë rast rrezikohej shëndeti i tyre.

Ndërsa, këngëtari i njohur shqiptarë, Labinot Tahiri përmes disa postimeve të tij në ‘Instastory’ ka thënë se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore, kurse kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës.Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”, ka thënë Tahiri.

Tutje këngëtari shtoi: Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.