Pas operimit me sukses, Egzon Sadikaj rikthehet në Kosovë, miq e shokë e presin në aeroport

06.02.2021

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë në nëntor të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar me kancer, e për shërimin e tij jashtë shtetit i duhej ndihmë financiare. Lajm i mirë si për familjen dhe gjithë shoqërinë ishte se para pak ditësh Egzon Sadikaj është operuar me sukses në Turqi dhe gjendja e tij shëndetësore momentalisht është […]

Pas operimit me sukses, Egzon Sadikaj rikthehet në Kosovë, miq e shokë e presin në aeroport Foto: Ilustrim

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë në nëntor të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar me kancer, e për shërimin e tij jashtë shtetit i duhej ndihmë financiare.

Lajm i mirë si për familjen dhe gjithë shoqërinë ishte se para pak ditësh Egzon Sadikaj është operuar me sukses në Turqi dhe gjendja e tij shëndetësore momentalisht është e mirë.

E sonte Egzoni pas operimit është rikthyer në Kosovë ku deri në shërimin e plotë do të vazhdojë edhe një kohë më disa terapi.

Për shkak të procedurave administrative jo të lehta dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve kishin ndikuar që operimi i Egzonit të vonohet, mirëpo fatmirësisht ai është operuar me sukses.

Kujtojmë se Egzon Sadikaj pas operimit të tij në Turqi, kishte ndarë 11 mijë euro për ta ndihmuar Erijon Ramadanin.